Aktori turk në Casa de Papel?

579 lexime | 14 Prill 2020
Casa de Papel

Serialit shumë të famshëm të Netflix-it, “La Casa de Papel” do t’i bashkohet një prej aktorëve më të famshëm turk.

Bëhet fjalë për Aras Bulut Iyenmli i cili njihet nga roli i “Jamaçit” në serialin “Çukur” dhe “Memo” në filmin që përloti botën “Mrekullia në qelinë nr.7”.

Sipas mediave turke, aktori 29-vjeçar ka marrë një ofertë për të luajtur në “La Casa De Papel”. Po i njëjti burim bën të ditur se Aras Bulut do të luajë rolin me emrin “Stamboll”.

jamaci ne casa de papel

Më 3 prill është publikuar sezoni i katërt i serialit të famshëm “La Casa de Papel”. Disa ditë pasi doli sezoni i katërt, u bë e ditur se ky serial do të vazhdojë edhe me sezonin e pestë dhe gjashtë, edhe pse Netflix ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Ky rol do t’i hapë dyert drejt karrierës ndërkombëtare aktorit. Falë rolit të tij në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”, Aras Bulut arriti të vlerësohet botërisht dhe ka marrë oferta të shumta.

Aktori nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare për “La Casa de Papel”, por lajmi tashmë po qarkullon në mediat turke.