Fast & Furious 10: Paul Walker Mund të Rikthehet

712 lexime | 31 Mars 2020
Fast and Furious 10

Edhe pse Fast & Furious 9 (F9) është shtyrë për në vitin 2021 për shkak të pandemisë Coronavirus, planet janë ende duke u zhvilluar për Fast & Furious 10. Edhe pse u tronditëm nga vdekja e papritur e yllit Paul Walker (i cili luajti personazhin Brajan Okoner), seriali ka ecur gjithsesi, duke vazhduar të tërheqë audiencën dhe të korrë sukses. Me lajmet që Fast & Furious 10 do të jetë filmi përfundimtar i serisë, ka vërtet një mënyrë të përshtatshme për t’i dhënë fund: rikthejeni Brajan Okoner.

Vdekja e parakohshme e Paul Walker gjatë xhirimeve të Fast Seven e vonoi prodhimin e filmit dhe më pas datën e publikimit të tij. Universal pothuajse anuloi plotësisht filmin. Skenat e tij të pambaruara përfundimisht u rishkruan dhe u filmuan përsëri me ndihmën e vëllezërve të tij, Cody dhe Caleb Walker.

Tani, pothuajse dy filma më vonë me Fast dhe Furious 9, filmi tashmë me komplot të tejkaluar, ka vazhduar së tepërmi. Në serinë e tetë, Fate of the Furious, pamë Dominik Toreton e Vin Diesel ti japë dorën për të ndihmuar një terroristi kibernetik të quajtur Sifer (Charlize Theron). Siferi kishte rrëmbyer ish-të dashurën e Domit, Elena Neves, së bashku me një djalë të vogël të cilin Dom nuk e dinte që e kishte fëmijën e vet. Dom pranon të ndihmojë Siferin të marrë një ‘top bërthamor’. Filmi përfundon me Domin dhe ekipin e tij duke luftuar kundër një nëndetëse, Siferi duke u arratisur, dhe Domi duke emëruar djalin e tij të sapogjetur, Brajan.

Çfarë Presim nga Fast 9

Fast and Furious 9

Fast & Furious 9 – e cila synonte të lëshohej këtë pranverë, por tani është shtyrë një vit të tërë – sillet rreth zbutjes së këndshme të Domit me Letin (Michelle Rodriguez) dhe djalin Brajan duke u ndërprerë nga kthimi i Siferit. Shfaqet gjithashtu një lojtar i ri: Xhejkobi (John Cena), vëllai i humbur prej kohësh i Domit, një operativ i dukshëm i Siferit. Se si mbaron filmi, i cili pritet të dalë në kinema më 2 Prill 2021, ngelet per t’u parë.

Karakteri i preferuar i fansave Hani (Sung Kang) është rikthyer, sipas trailerit të F9, dera është e hapur edhe për Ljuk Hobs të Dwayne Johnson për t’u rikthyer tani që grricja e tij me Vin Diesel është prishur. Me kaq shumë kast të rëndësishëm që kthehen potencialisht, pse jo dhe Paul Walker? Brajan Okoner mund dhe duhet të bëjë një rikthim në Fast & the Furious për në finale.

Saga e “The Fast” S’mund të Mbarojë pa Brajanin

Vin Diesel dhe Paul Walker

Nëse Fast & Furious 10 është me të vërtetë ‘fundi i sagës’ atëherë duhet të përfundojë ashtu siç filloi; me Vin Diesel dhe Paul Walker. Edhe pse pati një fillim të vështirë, me Vin Diesel që nuk mori pjesë në 2 Fast 2 Furious (2003), dhe Paul Walker më pas u zhduk për The Fast & the Furious: Tokyo Drift (2006), shumica e shtatë filmave të parë me të vërtetë varen nga Vin Diesel dhe Paul Walker në rolet kryesore.

Në fund të fundit, në kthehemi pas, gjithçka filloi me Vin Diesel dhe Paul Walker në 2001-tën me The Fast and Furious. Fillimisht e nisur si një argëtim, nëse jo unike, rrotullohet në modelit klasik të agjentit të fshehtë të infiltruar në sportet ekstreme të bëra të njohura nga Point Break. Në Fast and the Furious e parë, Brajan Okoner përfundon duke lejuar hajdutin e DVD player-it Domi Toreto të shpëtojë pas një ndjekje emocionuese nëpër rrugët e L.A.

Përfundimi i Fast & the Furious pa një nga dy yjet e tij kryesor origjinal, qoftë edhe në një prezantim të shkurtër, do të ishte e barazvlefshme me mospërfshirjen e Anakin Skywalker në korrin e zërave të Jedi në Star Wars: The Rise of Skywalker. Edhe regjizori origjinal, Rob Cohen, dëshiron të kthehet për të sjellë stafin e plotë.

Si Mundet Fast & Furious 10 të Risjellë Paul Walker

Paul Walker

Kur Fast Seven kishte nevojë për një largim të përshtatshëm të Paul Walker-it, ishte teknologjia moderne që erdhi në ndihmë. Me ndihmën e vëllezërve të Paul Walker (dhe dy aktorëve të tjerë) duke mundësuar trupin e tyre si model, fytyra e tij u ngjit nëpërmjet përdorimit të efekteve CGI. Procesi përdor kamerat kryesore si dhe tre kamera shtesë vetëm për të kapur filmimin e trupit. Pamjet pastaj i dërgohen kompanisë së mirënjohur të efekteve dixhitale të themeluar nga Peter Jackson, WETA për të ndryshuar imazhin dhe për të futur pamjen e Paul Walker.

Është një teknikë që është përdorur më parë që prej vdekjes tragjike të Brandon Lee në filmimin e The Crow, dhe Philip Seymour Hoffman me fat të keq ndërroi jetë para se të mund të mbaronte skenat e tij për The Hunger Games: Mockingjay Part 2. Edhe Carrie Fisher mori një trajtim të ngjashëm për skenat e saj të papërfunduara në Star Wars: The Rise of Skywalker. Të tre aktorët kishin një kombinim të trupave model dhe efekteve CGI për të përfunduar rolet e tyre ose t’u jepnin atyre një largim të denjë.

Pas shumë diskutimeve – madje edhe duke konsideruar anulimin e filmit krejt – Universal Studios regjistroi me ndihmën e vëllezërve të Paulit, Caleb dhe Cody, në mënyrë që të përfundonte performancën e tij. Ishte shumë e vështirë mbledhja e buxhetit, por pa dyshim u i’a vlejti. Edhe pse ishte e pakëndshme mënyra e largimit të tij, kombinimi i efekteve të CGI dhe vëllezërve të Paulit funksionoi mirë për t’u dhënë fansave një largim emocional të karakterit Brajan Okoner dhe më e rëndësishme vetë aktorit. Kush mund të thotë se Fast & Furious 10 nuk mund të përdorë të njëjtat teknika përsëri?

Çfarë Roli Mund të Ketë Brajani në Fast & Furious 10

Paul Walker mbi makine

Edhe pse etika e përdorimit të CGI për aktorët e vdekur është e diskutueshme, në rastin e Fast & the Furious 10, është një veprim që po inkurajohet nga vetë vëllezërit Walker. Edhe pse studiot si Marvel refuzojnë të rikthejnë aktorët e vdekur me mjete të krijuara nga kompjuteri, Caleb dhe Cody Walker mbështesin idenë e një Brajan Okoneri, ku ai rishfaqet si shpëtimtar, ose ndonjë moment tjetër të vogël, me shije.

Sipas shkrimtarit aktual Chris Morgan, pjesa e 8-të, 9-të dhe 10-të në sagën e Fast & Furious do të formojnë një trilogji, me elementë komplot nga The Fate of the Furious të cilat kanë lidhje në Fast & Furious 10. Kjo do të thotë se Sifer, i ligu i luajtur nga Charlize Theron,  ka shumë të ngjarë të mbijetojë në F9 dhe të vazhdojë të jetë një pengesë për Domin dhe bandën e tij në Fast & Furious 10. Kur kjo trilogji e re të arrijë kulmin e saj, mund të pritet që Dom dhe familja e tij e madhe e zgjeruar të festojë fitoren e tyre të fundit me një festë klasike me zgarë e stilit Toreto. Kush mund të shfaqet në zgarë më mirë dhe të ngrejë një dolli për familjen sesa Brajan Okoner?

Brajan & Dom Bashkë Mund T’i Japin Sagës Një Fund Perfekt

Furious 7 Paul Walker

Motoja kryesore e Dominik Toretos në jetë është se familja është gjëja më e rëndësishme, aq sa shfaqja e një djali e detyroi atë të ndalonte të jetonte mënyrën e tij “jeto momentin”. Brajan është një pjesë kaq e madhe e familjes së Domit, deri në atë pikë sa të martohet dhe të ketë një fëmijë me motrën e Domit, Mia (Jordana Brewster). Njoftimet kanë konfirmuar që Mia po kthehet për Fast & Furious 10, kështu që një mënyrë e përsosur do të ishte që ajo të shfaqej krah për krah me burrin Brajanin.

Pjesa më e madhe e paraqitjeve të Walker dhe Diesel në Sagën Fast kanë qenë të gjitha për vëllazërinë dhe familjen, dhe të mbyllësh kët Sagë pa adresuar miqësinë e tyre do të ishte një keqtrajtim jo vetëm për personazhet, por edhe për vetë Walker – një aktor i bindshëm që ndihmoi në krijimin e Fast & Furious përkrah Diesel.

Lexo dhe MORBIUS, Përbindëshi i Radhës si Armik i Spider-Man!