MORBIUS, Përbindëshi i Radhës si Armik i Spider-Man!

1492 lexime | 30 Mars 2020
Morbius

Pas Venom, një tjetër përbindësh i Marvel, armik i Spider-Man, do të debutojë së shpejti në Pitkini.CoM. Bëhet fjalë për Vampirin e Quajtur Morbius.

“Morbius”, vazhdimi i “Spider-Man”, ka protagonist edhe yllin britanik Matt Smith, ish-Zoti i Kohës në serinë kult “Doctor Who”.

Producentët nuk kanë dashur të zbulojnë shumë detaje mbi karakteristikat e personazhit që do të luajë aktori i njohur britanik. Por ne kemi zbuluar disa informacione rreth tij: Krijuar në vitin 1971 nga Roy Thomas dhe Gil Kane, Morbius u shfaq në numrin e parë të “The Amazing Spider-Man”. Personazhi quhet në të vërtetë Michael Morbius dhe është një shkencëtar, i cili në përpjekje për t’u kuruar nga një sëmundje e rrallë e gjakut, shndërrohet në një vampir. Ky përbindësh është një nga më popullorët e universit horror të Marvel, ai është shfaqur edhe në “Vampire Tales” dhe “Adventure Into Fear”, deri sa arriti të botohej në një libër të veçantë në 1992 me titullin “Morbius the Living Vampire”.

Protagonisti i padiskutueshëm i “Morbius, the Living Vampire” do të jetë fituesi i çmimit “Oscar”, Jared Leto, që do të ketë rolin e doktor Michael Morbius, një ekspert në kimi, që në tentativë për të kuruar një sëmundjen e tij vdekjeprurëse të gjakut, do të futet në një fazë zhvillimi të papërmbajtshëm të mutacioneve të provokuara nga vampirët.

Me regji të Daniel Espinosa, ndërsa skenografia mban firmën e Burk Sharpless dhe Matt Sazama. Në rolet kryesore janë: Adria Arjona, Jared Leto, Michael Keaton, J.K. Simmons, Tyrese Gibson, Al Madrigal, etj…

Ndiqni klipin për më tepër:

 

Lexo dhe:
Wonder Woman 1984 Shtyhet Zyrtarisht për në Gusht