Pak informacion për fazën e Marvel Eternity.

548 lexime | 30 Mars 2020
Marvel Eternity

Para se t’ia nisim me pak informacion për fazën tjetër të Marvel, po ju informojmë me përshkrimet e filmave Avengers:

The Avengers (2012) Përshkrimi: Nik Furia (Samuel L. Jackson) është drejtori i SHIELD, një agjenci ndërkombëtare paqeruajtëse. Agjencia është e përbërë nga ajka e superheronjve të Marvelit, Njeriu i Hekurt (Robert Downey Jr.), Hulku i Jashtëzakonshëm (Mark Ruffalo), Thori (Chris Hemsworth), Kapiten Amerika (Chris Evans), Fajkoi (Jeremy Renner) dhe Vejusha e Zezë (Scarlett Johansson). Kur siguria globale kërcënohet nga Loki (Tom Hiddleston) dhe hordhitë e tij, Nik Furia dhe skuadra e tij do të kenë nevojë për të gjitha fuqitë e tyre për të shpëtuar botën nga katastrofa.

Avengers: Age of Ultron (2015) Përshkrimi: Kur Toni Starku mundohet të aktivizojë me forcë një program paqeruajtës të fjetur, gjërat shkojnë mbrapsht, dhe Heronjtë më të Fuqishëm të Tokës, duke përfshirë Njeriun e Hekurt, Kapiten Amerikën, Thorin, Hulkun e Pabesueshëm, Vejushën e Zezë dhe Sy-Fajkoin, vihen në provën e fundit pasi ka flitet për fatin e planetit. Pasi shfaqet Ultroni i lig, u mbetet Hakmarrësve ta ndalojnë që të mos vërë në veprim planet e tij të tmerrshme, dhe shumë shpejt aleancat e parehatshme dhe veprimet e papritura shtrojnë rrugën për një aventurë globale.

Avengers: Infinity War (2018) Përshkrimi: Avengers dhe aleatët e tyre duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka në një përpjekje për të mposhtur te plotfuqishmin Thanosin, përpara se shpërthimi i tij i shkatërrimit t’i japë fund universit.

Avengers: Endgame (2019) Filmi i “Disneyt” bë më i shpejti në thyerjen e barrierës së një miliard dollarëve në vetëm 5 ditë. Pasi Thanosi zhduki gjysmën e jetës në Univers, Avengers (Hakmarrësit) duhet gjithsesi që ta gjejnë një zgjidhje për ta mposhtur Titanin e Çmendur!

Lexo dhe MORBIUS, Përbindëshi i Radhës si Armik i Spider-Man!

Le të flasim pak për Cine Comics: “Franchise Avengers” nisi në vitin 2008 me “Iron Man”-in, e që prej atëherë ka shënuar veç sukses. Filmi i ri Avangers Eternity është përshkruar si një histori e lashtë Alienësh që është frymëzuar nga legjenda mitike. Dhe është një ndërthurje e përsosur për fazën tjetër të Marvel. Sepse kanë zgjedhur një grup heterogjenë aktorësh për të interpretuar personazhe të cilët jo të gjithë kemi dëgjuar për ta.

Jepni mendimin tuaj për këtë? Ju ftojmë të komentoni më poshtë…