Një personazh i famshëm në rrjetet sociale udhëton bashkë me shoqërinë e tij në Moskë për të bërë filmime të reja për kanalin e tij në internet. Duke kaluar limitet dhe duke kërkuar rrezikun hyjnë në një botë të ftohtë misteri, dhune dhe rreziku.
Marionette tregon historinë e një terapisteje që humb ekuilibrin e saj në realitet kur një djalosh 10 vjeçar i thotë se mund të kontrollojë të ardhmen.
Një grup i ri studentësh arrijnë të shpikin një makineri që lejon udhëtimin në kohë dhe më pas zbulojnë se po pushtohen nga forca të mistershme të universit të ardhura nga thyerja e ligjeve të kohës dhe hapësirës.
Një vrasës me pagesë bëhet pastori i një kishe në LA, deri sa një lider kulti dhe njerëzit e tij i rrëmbejnë vajzën. I verbuar nga hakmarrja, shtron një rrugë të përgjakshme përmes qytetit. E vetmja gjë që mund ta ndalojë është besimi që sapo ka gjetur.
Autorja e suksesshme Veronika Henli, e gjen veten të ngujuar në një realitet të tmerrshëm dhe duhet të zbulojë misterin e frikshëm të asaj çfarë po ndodh, përpara se të jetë shumë vonë.
Kur një motër dhe vëlla, zbulojnë se nëna e tyre, në dukje normale, është një ish-hajdute në mbrojtjen e dëshmitarit, e detyruar të bëjë një punë të fundit, bashkohen për ta shpëtuar atë gjatë një nate të mbushur me aksion.
Kur një elefant e vogël i bashkohet cirkun në të cilin gorilla, Ivan, kishte vite që ishte ylli i shfaqjes, ndryshime fillojnë të ndodhin në jetën e anëtarevë të cirkut, ku ndryshimin më të madh e ndjen Ivani, i cili fillon të mendoj për të shkuarën e tij dhe për dëshirën për liri.
Pas vdekjes se gruas, Jeon Sang Uon duhet të kujdeset për vajzën e tij. Ai është shumë i dhënë pas punës duke lënë pas dore vajzën e tij, e cila me zhgënjimin e saj bie pre e një djalli të fshehur në dollap. Sang Uon ka vetëm 3 ditë kohë për të kthyer të bijën sërish në botën e të…
Të armatosur me vetëm një fjalë, Princip, dhe duke luftuar për mbijetesën e të gjithë botës, një protagonist udhëton mes një bote të errët të spiunazhit ndërkombëtat në një mision që do të zbulojë diçka përtej kohës reale.
Një gazetar nga Nju Jorku, të cilit i ngarkohet historia e zhdukjes së një vajze të vogël afro-amerikane, rrezikon karrierën dhe e merr çështjen në duart e tij duke u munduar ta gjejë.
Në prag të nxjerrjes në treg të Syrit të Kuq 2, një lente që regjistron të dhëna dhe rishfaq kujtime të harruara, Margo, një studjuese e Departamentit të Kujtesës zbulon për vrasjen e themelueses së programit. Ajo bashkohet me Tomasin, një detektiv në arrati të së shkuarës së tij, për të zbuluar të fshehtat që mban kjo shpikje futuriste.
Për të shpëtuar babanë e saj të sëmurë në mënyrë që mos shkonte në luftë, një femër e re e patrembur maskohet si burrë të mbroj perandorinë e saj nga pushtuesit veriorë.
Lesi është qenushja e Flosë. Ata kanë një lidhje shumë të fortë së bashku. Vështirësitë financiare do të detyrojnë familjen të heqë dorë nga Lesi. Edhe pse me kilometra larg, Lesi do arrijë të arratiset nga pronari i ri për tu rikthyer në gjirin e familjes.
Ky film bazohet në histori të vërtetë. Në vitin 1990, 49 të burgosur politik u arratisën me anë të një tuneli i cili iu desh 18 muaj për ta hapur duke gërmuar.
Një muzikant ambicioz niset në një udhëtim epik, përtej qytetit për të gjetur vajzën e ëndrrave të tij, e cila mund të jetë pjesë e imagjinatës së tij.
Frymëzuar nga jeta e një oficereje të re e cila shkroi historinë duke u bërë gruaja e parë indiane që i bashkohej forcave ajrore indiane në luftën e vitit 1999.
Xhimi njihet me Anunë në një faqe interneti takimesh dhe vendos të martohet me të. Nëna e Xhimit i kërkon kushëririt të tij Kevin, të zbulojë detaje në lidhje me Anunë. Tani është rradha e Kevin për të kërkuar të fejuarën e kushëririt të tij që zhduket pa lënë gjurmë, vetëm për të zbuluar të vërteta të errëta dhe tronditëse…