Përhapja e shpejtë e një infeksioni të panjohur ka lënë një qytet të tërë në një kaos të paqeverisshëm, por një i mbijetuar mbetet gjallë në izolim, është historia e tij.
Bazuar në ngjarje historike, tre barinj të rinj në Fátima, Portugali, raportojnë vizione të Virgjëreshës Mari, duke frymëzuar besimtarë dhe zyrtarë të zemëruar të Kishës dhe qeverisë, të cilët përpiqen t'i detyrojnë ata të heqin dorë nga historia e tyre.
Kapiteni i skuadrës Delta, Vik Dejvis, përfundon në telashe pasi djali i tij dhe vajza e një gjykatësi të rëndësishëm janë në një ndërtesë plot me terroristë.
Plot me dyshime, një grua e re udhëton me të dashurin e saj të ri në fermën e veçuar të prindërve të tij. Me të mbërritur, ajo fillon të dyshojë për gjithçka që mendonte se dinte për të dhe veten e saj.
Në rrugët e Bangkokut fillon shkatërrimi dhe kaosi kur një ushtarak i njohur dhe një boksier kriminel bashkojnë forcat për tu bërë trafikantët më të mëdhenj në botë të steroideve.
Një hitman i quajtur Kai fluturon për në Bangkok, armatoset dhe merr një taksi. Ai i ofron shoferes një shumë parash që ajo të bëhet shoferja e tij për gjithë natën. Por pasi ajo kupton se Kai po kryen vrasje pas ç'do ndalese, është shumë vonë për t'u larguar. Ndërkohë që një detektiv policie i është vënë nga pas për…
Një vizitore nga e ardhmja u thotë miqve të mirë, Billit dhe Tedit, se vetëm një nga këngët e tyre mund të shpëtojë realitetin dhe të sjellë harmoninë në univers. Kjo, i bën dy shokët, bashkë me familjet e tyre, të nisin kërkimin për ta zbuluar këtë mister.
Luçiferi ka vendosur që të ndalojë së qenuri shërbëtori i lig i ferrit dhe vendos të kalojë disa kohë në Tokë për të kuptuar njerëzimin më mirë. Ai vendoset në Los Anxheles - Qytetin e Engjëjve.
Në një samit i udhëheqësve të Koresë së Jugut, Koresë së Veriut dhe SHBA-së, ku ata synojnë të diskutojnë çështjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe një zgjidhje paqësore për gadishullin Koresë, por në vend të kësaj përfundojnë të rrëmbyer.
Një punonjës emigrant në fabrikë turshish bie aksidentalisht në lëngun e turshive për tu bllokuar aty rreth 100 vite. Zgjimi pas 100 vitesh do sjellë një jetë ndryshe, tashmë në një Bruklin modern.
Duke luftuar për të shkuar drejt veriut, që të fitojë lirinë e tij dhe të familjes së tij, skllavi Shields Green me nofkën "Perandori" bashkohet me abolicionistin John Brown për një kryengritje të guximshëm në Harpers Ferry, në vitin 1859.
Një ish ushtarak, i cili rri në Londër por është i pastrehë,i ofrohet të qëndrojë në një shtëpi që është duke u kalbur. Aty jeton një vajzë dhe mamaja e saj e cila është duke vdekur. Ai fillon dhe bie në dashuri me vajzën, por është vigjilent për faktin se diçka e keqe është duke ndodhur.
Një gazetar investigativ lufton për të ekspozuar të vërtetën e shtrembëruar të një operacioni policor kundër heroinës, ku është futur në kurth një qytetar i pafajshëm kanadez...
Një vrasëse me pagesë, futet në listën e zezë për t’u vrarë nga vetë organizata e saj, pasi vinte në diskutim urdhrat që merrte dhe kishte thyer protokollin.
Semi, si kapiteni skuadre, e drejton grupin e saj të ushtarëve në një mision të rrezikshëm. Duhet të shpëtojnë pengjet nga rrëmbyesit në Afrikën e largët. Por kur misioni shkon keq dhe grupi shpërndahet, ata hasin një përballje të përgjakshme me një bandë rebelësh dhe me një turmë të tërbuar luanësh.