Projekti i një inxhinieri teknologjik është aq e vlefshme sa punësohen mercenarë për ta mbrojtur por gjërat shkojnë keq kur një grup terroristësh marrin peng vajzën e tij.
Një ish-ushtar bashkëpunon me një polic dhe një vajzë të re për të gjetur burimin e një pilule të rrezikshme, që i siguron superfuqi të përkohshme njerëzve që e pinë.
Vikrami, një oficer policie i cili vuan nga një tragjedi e së shkuarës, duhet t'i lërë ndjenjat mënjanë dhe të përqendrohet tek çështja e zhdukjes së një vajze të re të quajtur Priti.
Kur aplikimi i Kuin Akermenit për fakultetin e ëndrrave të saj varet nga performanca në një garë kërcimi, ajo formon një grup dështak kërcimtarësh për të mundur grupin më të mirë të shkollës. Tani i duhet thjesht të mësojë të kërcejë.
Uilli beson se gruaja e tij Rosalinda është e pafajshme në vdekjen e djalit të tyre, por në kërkim të së vërtetës ai zbulon të vërtetën e hidhur që lidhet me të shkuarën e saj në një krim tjetër të pazgjidhur.
Një udhëtim fantastik biografik në jetën e njërit nga shkencëtarëve më influencues dhe revolucionarë të të gjitha kohërave për të parë idetë e tij, personalitetin, marrëdhëniet me Thomas Edisonin, karrierën dhe jetën në një pikëpamje krejtësisht ekskluzive.
Një adoleshent i fiksuar pas videolojërave është i detyruar të shndërrohet në dado me kohë të plotë, kur loja e preferuar hedh tre foshnje të fuqishme hapësinore, mu në oborrin e shtëpisë së tij.
Kur një i moshuar i pasur vdes dhe i lë të gjithë pasurinë kujdestares së tij, ajo përfshihet në një rrjetë mashtrimesh dhe vrasjesh. Për të mbijetuar, asaj do t'i duhet të dyshojë te qëllimet e gjithkujt, përfshirë këtu edhe te njerëzit e saj më të afërt.
Një "mbledhës taksash" që punon për një lord droge, sheh që siguria e familjes së tij rrezikohet kur një kundërshtar i shefit të tij shfaqet në Los Anxhelos për të shkatërruar bizneset.
Një ish i burgosur del me liri me kush nga burgu dhe takohet me shoqërinë e vjetër për të gjetur një thesar që kishin vjedhur. Ndërkohë një sherif i vjetër dhe një kartel droge i ndjekin ata hap pas hapi për të mbyllur çështjen e nisur vite më parë.
Historia e “Bandës Chaukdi” dhe dy burrave që ndihmuan në ndërtimin e kësaj bande. Kjo bandë prej katër personash është kapur nga policia dhe po vuan dënimin në burg. Sidoqoftë, të dy burrat që dikur sundonin kontrabandën e drogës, dhunën me armë dhe plaçkitjen po luftojnë në mënyra të ndryshme për t'i shpëtuar të kaluarës së tyre dhe për të…
Një familje e përçarë prej superheronjsh e cila mblidhet bashkë për të zgjidhur misterin e vdekjes së babait të tyre, dhe rrezikun që kanoset nga apokalipsi.
Pasi u zgjua në një morg, një adoleshente jetime zbulon se ajo tani posedon superfuqi si Halo-Bearer e zgjedhur për një sekt sekret të murgeshave të gjuetisë demonike.
"WingMan" është historia tragjike e Miç Ulfit, një ekzekutiv filmi i poshtëruar dhe deluzional, i cili arratiset nga Kuba për t'u larguar nga kreditorët në një përpjekje të fundit për të shpëtuar karrierën e tij të filmit me një goditje të fundit.
Dr. Emma Collins dhe ekipi i saj po kalojnë verën e tretë në ishullin e "Little Happy" duke studiuar efektin e ndryshimit të klimës në peshkaqenë të mëdhenj të bardhë që vijnë në fidanishten e afërt çdo vit për të lindur. Sidoqoftë, jeta e tyre paqësore prishet kur një ekip "shkencor" shfaqet duke kërkuar tre peshkaqenë dema.
Në këtë pjesë të dytë të triologjisë, do ta shohim profesor Gabriel Emersonin në një lidhje pasionante, por ende klandestine me studenten e tij Xhulia Miçëll në Toronto, ku lumturia e tyre kërcënohet nga komploti i studentëve, rregullorja akademike dhe një ish-i dashur xheloz...
Një peshkaqen i bardhë, në mënyrë të pamëshirshme, ndjek tre kanoe në një ishull të sapo zbuluar. Ndërsa ata presin që të vijnë t’i ndihmojnë, baticat fillojnë të ngrihen, duke i detyruar ata të lëvizin drejt ujërave vdekjeprurëse. Tani gara është hapur, dhe peshkaqeni kërcënon jetët e tyre ndërsa ata mundohen të kthehen në tokë.