Historia inspiruese e gjyshërve të fitnesit siç ne i njohim, Xho dhe Ben Uider. Duke u përballur me paragjykimin fetar dhe varfërinë ekstreme, vëllezërit tejkalojnë çdo parashikim duke ndërtuar një perandori dhe duke inspiruar brezat e ardhshëm.
Një vajzë e re e cila vuan nga humbja e kujtesës pasi i shpëtoi zjarrit ku humbi jetën mikja e saj e fëmijërisë, nis një rrugë plot vuajtje drejt shërimit.
Jeta e 17-vjeçarit Maraja Mandi merr tatëpjetën pas zhdukjes së prindërve të tij dhe grabitjes së vëllait të tij. Duke ndjekur një sërë gjurmësh në hotelin misterioz “Prince Regent” dhe njëkohësisht me fatin e botës në duart e tij dhe me familjen e tij në rrezik, Maraja do të rrezikojë gjithçka për të zbuluar mallkimin e kutisë së Midas.
Teodor Deker ishte 13 vjeç kur mamaja e tij u vra në një sulm me bombë në muzeun e arteve Metropolitan të Nju Jorkut. Tragjedia ndryshon drejtimin e jetës së tij, duke e dërguar në një rrugë faji, shpagimi dhe dashurie. Me vete e shoqëron copëza e vetme e shpresës e mbetur nga ajo ditë e tmerrshme, piktura e një…